Politikë

As AAK s'pranon të bëhet pjesë e - Bllokut Opozitrar -Derisa AAK u bë copë e grimca ,thyej dhëmbë e dhëmballë ,këmbë,duar e nerva të opozitarëve të ndershëm në atë subjekt, vetëm për ta marrë po këtë qeveri, pra po këtë pushtet, mendoj se politikisht do ishte naive të mendohet për ndonjë marrëveshje mes VV-së dhe AAK-së.

Për të qenë i sinqertë edhe z. Kurti nuk po bënë politikë e cila forcon e bashkon apo të them krahun opozitar. Nuk ka koalicion vetëm kur harmonizohen gjitha programet dhe projektet e atyre subjekteve ngase po te ndodhte kjo nuk do ishin parti ato por do shkriheshin në një subjekt të vetëm. Këtu është dobësia e Albinit i cili jo rrallë po keqëson gjendjen në drejtim të bërjes së bllokut të fortë opozitar. 

Në dukje kjo del sikur nuk është defekt i madh por është po aq sa edhe defekti i Ramush Haradinajt i cili kahdo qe shkon për një koalicion ai grabit e promovon veten si kryeministër i atij koalicioni më çka tash sa herë po dëmton keq skenën politike pa kritere e rregulla demokratike. Këto janë vlerësimet të cilat qojnë për ta kuptuar pa mundësinë e bërjes së një opozite të fortë.

VV-ja ka mundësi ta bënë edhe një gabim i cili do i kushtoj për të mos u ngrit edhe shumë kohë e lere ta merr pushtetin:

Albini më shumë është i prirë për koalicione pas zgjedhore se sa parazgjedhore !.
Kjo është edhe një e metë tjetër e tij duke harruar se koalicionet pas zgjedhore janë pazare politike pa ideale dhe pa lodhje koke ngase veç dihet kush më sa para po futet në Pazar.

Aty nuk kërkohet shumë guxim e sakrificë madje hiq diplomaci veçse interes.

Në këtë lloj koalicioni pas zgjedhore VV-ja nuk mund të jetë në atë përbërje ngase asnjëri subjekt nuk futet në atë koalicion, nga fakti se të gjitha pra PDK,LDK,AAK,AKR etj, në një mënyrë a tjetër janë të lidhura më të kaluarat e tyre në pushtete nga më të ndryshmet sa që edhe sot nuk din kush është opozitë e kush pozitë. PDK e pati rrëzuar qeverinë e vet por e mbrojten të quajturat parti opozitare.

Pra VV-ja në koalicione parazgjedhore do ishte shumë më serioze dhe më me ndikim dhe këtij teli do duhej rënë që të futet një rregull në kodin zgjedhor, ose koalicione para ose pas zgjedhore e jo të lihet e hapur kjo. Ashtu siç VV-ja  u pajtua që krejt Kosova një zonë zgjedhore a e dim se nuk është varianti më i mirë por e kishte interes që të mos i shpërndahen votat dhe djegën ato aty ku nuk ka shtrirje, po ashtu duhet ngrit zërin për njërën nga mënyrat e koalicioneve mundësisht parazgjedhore ngase në këtë formë edhe nuk po zhgënjehet elektorati kur po dalin koalicione të çuditshme dhe elektorati po thyhet në shpirt pse votoj.
Pra mendoj se Albini dhe Ramushi duhet kuptuar edhe një rregull për koalicion opozitar...

Kosova në një zonë zgjefhore është në interes vetem të mos ndarjës së komunave serbe në zona të veqanta, interes tjetër këtu nuk ka.
 
Reagova në këtë artikull ngase nuk po mund të ndalem  

Artikulli në Koha Ditore:


http://koha.net/?page=1%2C13%2C140387




Luzern 28.03.2013


Xun Çetta





Dallimi një ditë më vonë është :


Kush kujt dhe kur po i thot si dhe a i tha vehtes diçka në këtë drejtim si :

http://7dite.eu/haradinaj-thaci-do-te-rrezohet-pas-dialogut/#comment-5




Si dhe:

http://www.toplajmi.com/ramush-haradinaj-thaci-do-te-rrezohet-pas-dialogut/