Politikë

Ka vite të tëra që kur kemi rënë në pozitën e humbjës së shtetit dhe urrejtjës së vetvehtës si patriot kaq masiv të dalë nga eproveta foshnjore.

Unë, sot u ,,ligështova“dhe në këtë ligështim konstatova se kur ishim pakicë si rezistencë ishim fuqi, sapo u bëm shumicë ja dolëm kunder pushtuesit dhe kur u bëm të gjithë patriot në këtë liri të kontrolluar për mes shfrenimit të investuar nga tjer faktor, ne po marim fund.

Në këtë pozitë ,,ligështimi“ që perjetova, forcim i më tejshëm për mua ky po se po, unë tani kam dy propozime :

1-Propozoj që urgjentisht të mbyllët tregu i patriotizmit derisa të kaloj ky grip më pandemi politike, një pandemi e rrezikshme kjo e cila vitët e fundit ka infektuar masovikisht popullin tonë.

2-Propozoj që askush askënd, apsolutisht askënd të mos e kundershton pa e bartur citatin origjimal për të par sakt kush kënd, dhe në cilën pikë po e kundërshton. E thëm këtë ngase e di se të shumt jan ata të cilët nuk lexojn a direkt shkojn të kundërshtojn ngase tregu i tyre po funksionon.

Pra ju lutëm, lirisht akuzomni se po dua ta ndali patriotizmin i cili po vlon në mesin e popullit tonë, një patriotizëm ky i cili tashmë ka krijuar tregun e fatkeqsisë së vendit dhe fatkeqësisë së këtij populli i cili po rrezikon të mbetet pa perspektivë.  

Si përfundim, mos më akuzoni si kundërshtar të  patriotizmit pa e bartur edhe shkrimin tim të plotë ngase shkëputjët si nen tekst, mjerisht tregu i patriotizmit në vlim të sëmuer si propagandë po e konsumon teper keq, po, vertetë po konsumon këtë fabrikim akuzash mes nesh.

Luzern 25.04.2020

Xun Çetta