Politikë Të vertetat e z. Milaim Zeka në emisionin,,Expres“transmetuar në RTK 1,asgjë më shumë se mallter sullatimi i suksesshëm per murosjen e gënjeshtrave më peshë e ndikim si dhe mbijetesën e shërbimeve të fshehta në politikën tonë vendore.
Pa kenë krejt i sakt, 70% nga çfarë na tha z.Zeka para shegertëve të shërbimeve tona të fshehta të cilët po udhëheqnin emisionin, pa dyshim ishin të verteta dhe të thëna fuqishëm e pa hamendje nga z. Zeka. Nese kjo %-je  e mbulon 30%-shin krejt gënjeshtra, mendohet se emisioni i tyre e kreu detyrën më sukses dhe pritet shperblimi i tyre…
Emisioni i këti treshi në këtë tryezë nuk është i panjohur për mua !!! nuk kam çfarë të humbi kohë për sqarimet shtesë, Milaimi i po këtij brumi dhe qellimi, mrekullueshëm luajti rrolin sikur nuk jan bashk dhe më detyrë të njejt. Këtu megjithëatë pati vlera për ti thënë ato të zeza të cilat nuk mbulohen dot tutje.
Ju tha Milaimit se këto ditë ishe pjesë e një debati mbi këto ngjarje, por harruan apo manipuluan dëgjuasit dhe shikuasit e tyre për faktin se Milaim Zeka ishte pjesëmarrës në debatin më temë Gjykata speciale në Kosovë dhe trajtimi i sajë si tutje, por z.Zeka nuk ishte në debatin tjetër më temë Pranvera 1981 dhe si tutje. Pra u verejt kjo kur Milaimi nuk ishte në gjendje ti thot as edhe dy fjalë për demonstratat e këtij viti në Prishtinë por u ndal në periferinë e tyre kur ato vërrshuan në gjithë Kosovë.
Milaimi nder tjera tha: ,,Nuk e kam problem edhe kur komunikoj dhe trajtoj këto tema ngjarjësh qoftë edhe më UDB-ash“  të cilët unë së fundi i quaj organe të SHSSH-së . Tani e pyes z. Zeka, pse nuk pranoje më herët që ne ti kapim ata dhe paqësisht të sigurojm për shkëmbim realitetesh derisa për ne tashmë nuk kishte rrezik dhe ta kemi nenvetëdije se ata edhe mund ti frikësohen gjitha realiteteve ?.Tani z. Zeka është i vonuar në këtë drejtim kur tjerët e kanë bërë para tij, pra kur ky fliste ndryshe në këtë pikë kaq të ndieshme. Mjerisht për ti argumentuar lëshimët tani nuk premton koha ti marrim kopy gjitha çfarë ka thënë z Zeka dhe kopy çfarë kanë thënë të tjerët në kohën kur duhej vepruar qoftë për kujdesin ndaj z. Ibrahim Rugova që të mos përbaltet aq keq e pa fakte etj.
Kam frikë se tentativa e vazhdimit të këtij lloj gelqerimi politik më ngjyra realiteti dhe genjeshtra, si mozaik mbijetese në politikë edhe mund të na imponoj një intervenim të egër ku këta të katertit bashkë në këtë emision si dhe brumi i tyre i cili po vazhdon gjithëandej në mediat tona, duhën godit jo krejt si do duje goditur e eliminuar në mënyerë të qetë e pa trazira…
Mjerisht pjesë të lojës tyre i kemi edhe në mesin tonë dhe i dim, i shohim se si na rrëshqasin nga situata në situatë si forma kamufllimi në prag të kthesave eventuale.
Ne do dëgjohemi sirish në proceset të cilat vështirë ti menagjojm dhe parandalojm më të keqen e vendit tonë.
Linku në Video,,Gazeta Express“:

http://m.gazetaexpress.com/mobile/lajme/emisioni-komiteti-video-e-plote-144-91582/

Sonte në RTK, 03.04.2015 në ora 22:00, është transmetuar emisioni “Komiteti”, një prodhim i Gazetës Express për mediumin publik.

I ftuar sonte ishte Milaim Zeka, gazetari i njohur kosovar.
Prishtinë 04.04.2015
Xun Çetta