Rrefime Edhe një vdekje e shpejt,e pa pritur,e dhimbshme e cila më shtangu dhe bëri të mendoj se sa e shkurtër qenka jeta... Kjo nuk ka si të mos na prek thellë në zemër dhe mendojmë e kuptojmë faktin se jeta vërtetë qenka e shkurtër.

Unë,sapo morra lajmin për vdekjen e komandant Shalës kam paralajmëruar me premtim se nga ky moment u bëra borxhli ti përkujtoj të veçantat e Shabanit për aq sa unë veçova nga takimet tona.
Të flasësh për të vdekurin dhe kujtimet e mira për të,pasi të ketë vdekur ..,Adem Demaçi thotë se është borxh i yni ky dhe mos kurseni të shkruani e përkujtoni ata. Mos shkruani aq shumë për ne të gjallët ngase mund te gabojmë parasë të vdesim tha Demaçi në një protestë ku po demonstronim para OKB-në Gjenevë 1992. Mos thoni rroftë Adem Demaçi por brohoritni rroftë populli Shqiptar,kjo është parulla tha Demeçi.

Nuk jam pajtuar shumë më këtë çfarë na tha si këshillë z. Demaçi. Nuk jam pajtuar ngase kishte kohë që kur kisha formuluar një punim i cili nuk u publikua kurrë,ku jam kundër kësaj qe njerëzit ti kujtojmë vetëm pas vdekjes madje të madhërohen ata pa frikë dhe nganjëherë pa fakte vetëm pse ata nuk janë më në mesin tonë. Isha kundër që të mos flasim,të mos shkruajmë aq shumë për të mirat po edhe për të këqijat e figurave ,emrave dhe për njerëzit sa ata janë gjallë.

Mendja më u pat mbush se Demaçi kishte të drejtë,ngase vërtet njerëzit nuk po vdesin pa e vrug paksa emrin,veprën dhe karakterin e tyre. Pas ca vite, prapë kam konstatuar se bindja ime kishte qenë më e drejtë më e shëndosh dhe më frytë dhënëse dhe ja pse:

Jo pak njerëz,duke u thirr së tepërmi dhe shpesh pa fakte në emër të vdekurve ata janë bërë më heronj se vet dëshmorët e kombit tonë,madje nganjëherë thirrën në kujtimet për ta edhe pse kurrë nuk kanë pas rastin të jenë bashkudhëtar të tyre.

Kjo është ajo që mua,tani e dhjetë vite më ka bërë të jem viktimë e mos pajtimit më këto karaktere njerëzish,kjo më ka bërë të mos kujtoj as shokët më të mirë tani dëshmor.

Tani të ndjerin Shaban Shala,më duhet ta them të vërtetën nuk e kam njohur,nuk kam ndonjë kujtim të vjetër më të,por së fundit tek ai kam konstatuar gjëra të cilat më bënë të ndihem mirë dhe të shkruaj një kujtim me po ato bindje për të.

Emrin Shaban Shala për herë të parë e kam dëgjuar në hetuesi 1981 ,pa u torturuar më dy fjalë inspektorëve: (Nuk e njoh,kurrë nuk e kam par dhe nuk di kush është Shaban Shala). Më kaq jam ndarë nga ky emër pa asnjë pasojë në hetuesi,gjë qe nuk ka ndodhur me emra tjerë të cilët edhe në ballafaqim më janë gjetur si gur rreth qafe,kuptohet jo gjithë njësoj,dallimet ishin,kund më e kund pa arsye.

Këto dy foto,kanë një përshkrim kujtimi të mos e harroj kurrë:
Ishte fillim gushti 2010,kisha len takim në Shoqatën e të burgosurve politikë. Në telefon u lajmërova nga Gani Syla se nëse nuk më gjen në zyre eja këtu afër jemi në këtë lokal...
Unë sapo u ndava nga vëllai im Murati dhe djali i tij Arbëri të cilët i lash në një zyre për ca dokumente jo shumë larg nga këtu.

Shkova në këtë lokal ku ishin duke pir kafe :Gani Syla më të cilin u dëgjuam në telefon,Shaban Shala tani i ndjerë dhe Safet Syla po ashtu ish oficer. Sapo u përshëndetem,vërejta Shabanin tani ndjesë pat se ju bë qejfi më takimin tonë,kështu gjykova si fillim për të u konstatuar si gjykim i drejt më vonë.
U ndjeva mirë për aq kohë sa zhvilluam debate nga më të ndryshmet,e kryesisht ishim të relaksuar më pjesë humori çfarë u zhvillua mes ish oficerit Safet Syla dhe ish komandantit Shaban Shala. Humori ishte krejtësisht më konotacion politik dhe jo rrallë u kyq edhe Ganiu.(Kujtimet më gjerësisht do të janë në ditar).
Ganiu me pyeti për vëllaun tim Muratin duke shprehur respektin qe ka për të. I thash,tani sapo nuk ka telefonuar dhe do vij këtu ngase e lash në njërën nga zyrat jo larg nga këtu.
Nuk vonoj shumë erdhi Murati më të birin Arbrin dhe biseda u zgjerua. Pas një pauze të vogël aq sa mua më duhej,unë mora foto aparatin dhe po i fotografojë si punë,gati obligim i imi çfarë praktikoj tani e dekada më radhë më apo pa dëshirën e tjerëve. Sapo i fotografova dy a tri herë,u ula dhe ndoshta pa u ulur mirë,Shabani u ngrit në këmbë dhe kaloj nga ana ime ku ma mori foto aparatin dhe ja dha Ganiut nëse nuk gaboj duke i thënë : Jam shumë i kënaqur qe patëm rastin të takohemi,bisedojmë dhe fotografohemi,por do ishte lëshim i pafalshëm për te mos thënë krim po të mos fotografohesha më ju i respektuar Xun. Kjo ishte edhe një dëshmi se që në fillim paskam gjykuar drejt kënaqësinë e Shabanit më takimin tonë në po këtë tavolinë. Unë di shumë për Xunin,kam lexuar akoma më shumë por edhe njihemi nga shumë më herët nëse nuk ka harruar Xuni,tha Shabani. E di se je dhëndër i yni,pra i Istogut apo Burimit Shaban, por unë di dhe do duhej të di akoma më shumë për ju ngase jeni figurë publike o Shaban Shala. Ju keni një veprimtari prapa vetes që me bënë të ju njoh dhe ndjehem merë ja ktheva unë në të njëjtat valë.
PS: Unë,vërtet nuk kujtohem ta kem njohur vite a dekada më parë por edhe harresa është njerëzore e që tek unë rrallë ndodh kjo,por jo rrallë jam bindur me fakte se edhe harroj. Pas pak kohe Murati duhej te niset për Pejë,si zakonisht natyrë e Muratit kjo,edhe pse erdhi e na gjeti aty më ftesën që i bëra,ai tentoj ti paguan pijet tona. Nuk e lash,dhe bukur si pa kulturë e më zhurmë në këtë kundërshtim që i bëra ai u përshëndet me ne dhe bashkë më Arbrin shkuan.
Pas një kohë sa vazhduam debatet Shabani më tha: Xun,në këtë datë,ditë dhe këtë orë,(tani nuk me kujtohet data,i binte diku para 10 gushtit), të dua në dasmën e djalit dhe ja ku janë këta burra,mos thuaj nesër kur takohemi,nuk kam ditë apo nuk kam mbajt mend datën. Kjo ishte edhe një përshtypje të cilën shabani po ma ngulit në kokë. Unë kam frikë se do jem për rrugë por gjithsesi ju falënderoj,për hair martesa e djalit dhe uroj qiftin më gjitha të mirat dhe ju premtoj se do bëj përpjekje qe te jem ne dasmën tuaj dhe kështu ta anuloj rrugën për Zvicër. (Ditën e dasmës unë veç isha në Kroaci në rrugë drejt Zvicrës).
Erdhi koha të ngrihemi dhe dalim nga aty,unë thirra kamarjerin,parasë të vij ai,u ngrit Shabani në këmbë dhe po shkon drejt kamarjerit. Nuk u ndjeva mirë nga fakti se unë thirra vëllain me djalin e tij,që të dy ne ishim jashtë,e kjo Zvicra atje ka bërë emër të madh pa kuptuar hallin e shumë prej neve qe nuk jemi bash mirë më financa. Po ngrihem dhe unë e drejt kamarjerit,Shabani tha: Xun,ishte pak,shumë pak kjo,ndoshta hera tjera do jemi në një drekë dhe te rrimë më gjatë. Tani ti e kuptove se unë pas pak dite kam dasmën dhe nuk me sigurove ardhjen,bile këtu mos e prish. Më këmbëngulje pagojë ato dy runde pijesh dhe u shpërndamë të gjithë duke uruar njëri tjetrit gjithë të mirat.

Më 03 e 04 qershor 2011 fluturova për Prishtinë ku mbahej konferenca ndërkombëtare kushtuar demonstratave 1981 dhe duhej te marr pjesë më kumtesën time mbi ato ngjarje.
Shkova për pak dit dhe e zgjata mbi një javë.
Një ditë Shabani më thotë: (Xun,po thua se nuk ke kohë,por mos harro se koha nuk gjendet pa e sistemuar paksa atë. Unë desha të bisedoj më ju diçka më gjatë rreth iniciativës suaj për të i ballafaquar njerëzit në pikat më të ndjeshme si dhe të fillojmë bisedime të shtruara dhe pa pasoja më ish UDB-istë gjë kjo të cilën sa dukët ti këtë punë veç ke filluar praktikisht).
U befasova nga kjo që më tha Shabani !!! Unë vërtetë kam shkruar pakë, shumë pak për mënyrën se si do duhej filluar gjërat siç i quajnë tjerët të ndjeshme dhe më pasoja,a që për mua nuk ka gjëra aq të ndjeshme sa të mos bisedohen për qëllimin më të mirë që realitetet të zbardhën pa dallim të dhimbshme apo jo,gjë kjo të cilën pa humbur kohë edhe ja sqarova. Kam shkruar diçka më shumë se si do dukej si projekt z. Shala por tepër pak kam shkruar madje me nënkuptime për një punë të tillë praktike siç thoni ju se paskam filluar.
Po i respektuar Shaban,kam shkruar relativisht shumë mbi këtë problem pa u ndalur në detaje,por për veprime konkrete nuk do thosha se kam bërë diçka sa për ta quajt punë. Kam prek teren dhe pista të mrekullueshme,kam konstatuar se Kosova po shkon dem në mos kryerjen e këtyre punëve në mënyrë institucionale. Unë nuk do ndalëm edhe pse shokët janë kundër këtyre punëve. Thonë e ke mirë,mirë do ishte por nuk është koha ,e kjo është ajo që mua më mbyti për së gjalli o Shaban. Xun,edhe kaq sa biseduam është humbje kohe por më vlerë,dallimi se ky ishte debat i pa planifikuar për dallim nga debati kur rezervohet koha,temat dhe planifikohet si debat është se këto në këtë mënyrë mbesin vetëm fjalë derisa në variantin tjetër ato fillojnë drejt veprimeve konkrete,tha Shabani. Tani edhe unë kam një pjesë dyshimi se a mos është tepër herët të zbardhën gjërat në ato përmasa si mendoni ju i nderuar Xun ma tha Shabani. Kanë ndodhur gjëra shumë të pa imagjinuara o Xun. Unë,nuk di se deri ku mendon ti se shkon zbardhja e realiteteve dhe mos harro se disa nga shokët tonë do na zhgënjejnë pas atyre zbardhjeve më tha bukur më bindje Shabani ndjesë shpirti.
Aj më la ti kuptoj dy gjëra si shqetësime që kishte. Nëse nuk gaboj,mënyra si mi shprehu,ato ishin gjëra të ndryshme,njëra ngjarje të cilën e dija,(e përsëris) nëse e kam kuptuar drejtë dhe nuk është problem aq më pasoja,i dhimbshëm po por fate Kosove janë këto. Tjetri po ashtu pa konkretizuar ishte problem i cili mund të zbardhët dhe të eliminohen pasojat e mundshme,ajo që më ra ta kuptoj ishte fjala pikërisht për rrethin tonë.
Gjitha këto debate,nuk na kanë marr më shumë kohë se 35-40 minuta,gjysmën e kësaj kohe të ndalur ashtu në këmbë para radio Prishtinës dhe gjysmën tjetër duke ecur ngase veç isha vonuar për një takim që kisha.
Takimi tjetër dhe i fundit i cili fitova përshtypjen se u nda paksa ftofshim dhe besoj më arsye:

Më 19.10.2011 pasi kisha përfunduar mjaftë takime gjithandej Kosovës për të mos thënë më shumë se asnjë here tjetër ,pastaj kisha kryer edhe ca punë të miat personale,tani për veçse duhej të jem në Zvicër mua më kishte lënë edhe financa si dhe në mëngjesin e kësaj dite pa rezervuar biletë dola në aeroportin Adem Jashari, Prishtinë. Atje,në kërkim të një bilete mundësisht sa më të lirë ngase nuk kisha aq sa të mos pyes për çmimin,unë takova Shabanin më të cilin u ndalëm por tani vërtetë shumë pa kohë. Më pyeti : Se nuk erdhe tani nga Zvicra e di por më trego a po shkon apo po pret dikë ? Jo po shkoj u përgjigja unë. Jo mirë që nuk rezervuam një takim pune a sa e sa punën besoj se ke kryer më tha Shabani. Ke të drejtë dhe kam pas nevojë më shumë se asnjë here të ulemi dhe vazhdojmë ku e kemi pas len ja ktheva unë. Lere tani mos fol se po te kishe kaq interesim do kishim realizuar këtë takim tha Shabani si në shaka por edhe pak si ftohët,ashtu e kuptova unë.
Koha ishte shumë e shkurtër,biletë nuk kisha dhe veqsa kisha kuptuar se biletat ishin më shtrejtë nga kisha planifikuar. U ndamë duke uruar njëri tjetrit ditë të mirë dhe aj shkoj drejt Prishtinës e unë në vrap për te marr biletë. Koha po ofrohej bileta e shtrenjtuar ma futi frikën dhe ashtu në siklet tani po më mundonte mënyra si u ndava më z. Shala.
Aty pari erdhi bashkë më gruan e tij një person të cilin thotë se kam atakuar në shkrimet e mia mbi këto shërbimet. Erdhi dhe siç e dija,kokë ulur kaloj para meje dhe kokë lartë i dhashë te kuptoj se e pash dhe nuk kam pse lakoj rrugën. Edhe këtu më u kujtua fjala e Shabanit si shumë shokë tjerë që më thonë se: Zbardhja e gjërave si donë ti Xun do të jetë jo aq e kohës dhe do zhgënjehemi më shumë shokë.
Iku aeroplani pa mua,në mungesë të 80 frangave zvicerane sa ishte ngritur bileta. I shqetësuar për dështimin e kësaj rruge thirra mikun që të vjen me veturë dhe të paktën të shkoj e bëhem gati për Akademinë përkujtimore kushtuar Metush Krasniqit si dhe ngritjen e shtatores aty afër në parkun Ulpiana.
Për hair apo sherr,ku pa fajin tim duhej të skuqem serish para komandant Shalës,sapo arrita në sallën e kuqe fakulteti filologjik ku mbahej akademia,ja mes shumë shokë e veprimtar tjerë arriti edhe komandant Shaban Shala. Kur më pa u step !!!,për momentin mbet i shtangur dhe pa tekst.
Po more burrë,a më the se po fluturon për Zvicër,e çfarë ndodhi tani ? Më pyeti Shabani në misin e shumë shokëve. Duke menduar se me qiti në situatë të pa lakmueshme u kthye dhe më thotë : Ja dora Xun ,Ti që anulove fluturimin dhe erdhe nga aeroporti për këtë akademi solemne ti,je i madh o Xun Çetta.
Unë,hapa telefonin dhe po i them :Ja mesazhin që kam lexuar më vonesë,e kjo kushton më fajin tim. Ishte kjo shaka e imja të cilën ma morën krejtësisht si për një mend. E ndava Shabanin dhe po i tregoj realitetin pa u ndier i turpëruar : Shaban,ja pse nuk fluturova,e pa besueshme por e vërtet komandant.
Ti Xun,nuk je shok aq i çiltëritë sa ta shprehesh të tërën,po si nuk ma ke thënë a e paske ditur se mund te mbetesh për kaq para pa udhëtuar???.Unë e çdo njeri nga ne e kupton rastin,ndodhin këto dhe më në fund kjo nuk është bash asgjë tha komandant Shala.
Lere më tha,mos ju trego tjerëve se unë qenkam gjetur mirë më atë fjalë pse nuk fluturove,më tha Shabani. Po,po Shaban edhe unë ju kuptova pse ma bërë atë pa e ditur realitetin...

PS:
Ishin rrëfime këto që i premtova ndoshta në ngutje e sipër po atë ditë kur mora lajmin e hidhur për vdekjen e pavdekshme të komandantit Shaban Shala.
Shkrova tepër gjatë,por këto nuk i kisha të shkruara në ditar dhe tani për të qenë i sinqertë,një rrugë e dy punë thotë populli pa u frikësuar se po koritëm dhe humbi përkushtimin tim më këtë përkujtim postmortum kushtuar shpirtit dhe veprës së
komandant Shalës.
Më pak rregullime kjo pjesë mbete si pjesë e ditarit tim,pjesë kjo të cilën nuk e kisha filluar akoma .
Qoftë e përjetshme vepra për aq sa ka bërë komandanti Shala për çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

Luzern 07.01.2012

Xun Çetta