Lajmet aktuale

  

Shefqet Dibrani në facebook·12.11.2016

Qanë Motra për vëllain se është grua E Nëna qanë për birin e saj se edhe ajo është grua Grua është Bashkëshortja andaj vajton burrin e saj Por dikush po thotë pa arsye ato po qajnë
.

Me një fjalë ato janë gra, andaj loti iu bie pa nda Harruan të tjerët se lotët po dalin për Djalin, Vëllain, Burrin I cili në Burgun e Prizrenit thonë ngulfatje ka pësuar E ne qytetarët nuk po kuptojmë përse qanë Nëna Xhemile E përse po ofshan Babai Avniu për dy djemtë që si ka më Por ata janë prindër e qajnë aq lehtë Në kohën kur të tjerët në prehër i përkëdhelin bijtë e tyre Dhe nuk prajnë duke llomotitur arsyet pa arsye Pasi dhembje ata nuk po ndjejnë Prindërit janë krijesa të mbinatyrshme

Mbi supet e tyre rëndon pesha e kthimit në Atdhe?! Shpirti i tyre i butë kurrë më nuk do gjejë rahati... As në Kosovë, as në Dardani E le më në Prizren që ka shtëpi me dry Ata përballojnë dhembjen e një hapi të vështirë Hap drejt ëndrrave të parealizuara Varre e gropa të thella në Kosovën e Lirë I gjetën për bijtë e tyre të mirë... Por ata kanë forcën të shikojnë jetën përpara Edhe atëherë kur gjithë të tjerët menduan se do të dorëzohen Pasi Avniu e Xhemilja tërë shikimin e jetës i patën mbi fëmijët Shikim që ua verboi idealin kur mësynë Dardaninë Ideal që ua solli kobin mortar për bijtë mëkatar Mëkat pse deshën në qiellin e Kosovës për tu lartësuar Kurse një dorë mëkatare mashtroi idealët e tyre E shoi shpresën se në këtë vend do të bëhet mirë?!... Ankesa ata nuk po bëjnë edhe pse janë të dërmuara nga fatkeqësia Edhe ata janë prindër dhe kanë dhembje, andaj mund të qajnë Për tërë përkushtimin atdhetar, si ndjenjë që mbollën mbi bijtë e tyre Vetëm Prindërit durojnë pushtetin me akuza absurde Dhe fjalët e rrugës që kanë marrë dhenë Ata po ia mëkojnë shpirtin kombit Edhe atëherë kur pushtetarët i kanë rrëzuar për Dhé Thuhet e çka nuk thuhet por ata qëndrojnë statuja Madje durojnë trillin se u shua cigarja mbi trupin e njomë të të birit Që shkoi pa bërë oh e ah, se pinte dashuri për jetën E prindërve ua la pas dhembjen amanet Dhe atyre tri grave të cilave lotët po iu bien curril Tash babai nuk mashtrohet me asnjë varg Pasi dashuria për Kosovën ia mbyti idealin për ty Ata falin edhe kur e dinë se e nesërmja e tyre është e zymtë Prindërit kanë forcë dhe ideal për ta përparuar shoqërinë Prandaj qajnë kur e mira nuk bëhet më mirë Qajnë edhe atëherë kur për ty shkruhen këto poezi Ngulfatje, gërvishtje, medikamente dhe depresioni U bë gënjeshtra lajmi i ditës së rreme Edhe burgu, siguria dhe drejtësia që na mungon Krejt kjo ka vlerën e cigares që shuhet mbi trupin e të riut Shpifja e trillimi ka zënë vend në ambientin tonë Vetëm prindërit durojnë pa thënë asnjë fjalë Asnjë fjalë për be, ndonëse lotët u zdirgjen faqeve rrëke Lotët që bien mbi faqet e Prindërve janë dashuri Dardane Është dashuria e tyre kur u nisen drejt Kosovës Drejt vendit që hapi varre për djemtë në moshë kaq të re Planetët i njohin njerëzit tragjik Atyre që as puthja jetën nuk ua gëzojë Por Nëna jote është grua, prandaj ajo qanë Qanë edhe Motra se është grua, Gruaja qanë se është femër e nesër rrënjën tënde të ardhmërisë Në prehrin e Kosovës jetime do ta lind E sall vetëm jetim, në Kosovën jetime do ta rrisë Qajnë gratë qajnë sepse e duan Kosovën ta shohin ma mirë Ato qajnë pasi as ty nuk të thanë lamtumirë... Prindërit qajnë për fëmijën rrugëve pa kthim Edhe atëherë kur i përcjellin ushtar Por qajnë edhe kur i qojnë në mërgim Qajnë ata gjerë sa ta shkrijnë edhe akullin mbi bjeshkë Sa të kthejnë ty o Konstandin në jetën e re Se bukuria jote qëndron në sytë e tyre nga të cilët po pikojnë lotët Vetëm sytë e prindërve mallëngjejnë këngët dhe i ngjallin shpresat për kthim, jetë e dashuri!... St.Gallen, 11.11.2016

Komenti im:

Xun Çetta : Pershëndetje Shefqet, Vetë, personalisht kam deklaruar se nuk shkruaj dhe nuk pretendoj se di të shkruaj prozë as poezi, e nisur nga kjo, tani nuk kam si të kritikoj ty. Unë, për kaq vite kam vetëm katër a pesë ( 4-5) proza e poezi të cilat as vet se di se cila është prozë e cila poezi, por nga thellësia e shpirtit ato më paskan dal, kështu më than ata që shkruajn dhe dinë të vlerësojn se nga shpirti më paskan dal.

Në poezinë tuaj gjeta lotet currijl të Avniut e Xhemilës por ata lot, prej se ndodhi tragjedija nuk i pash në sytë e tyre si prinder mik i nderuar Shefqet. Pastaj në poezinë tuaj lexoj se si këta dy prindër. tani të veqant, kur thuani,, Pasi Avniu e Xhemilja tërë shikimin e jetës i patën mbi fëmijët Shikim që ua verboi idealin kur mësynë Dardaninë Ideal që ua solli kobin mortar për bijtë mëkatar Mëkat pse deshën në qiellin e Kosovës për tu lartësuar Kurse një dorë mëkatare mashtroi idealët e tyre E shoi shpresën se në këtë vend do të bëhet mirë?!...“
Edhe këtu, diqka nuk po kuptoj, nuk po e kuptoj fjalën pa presë e pa thonjëza kur thuan, bijtë mekatar, edhe pse e sqaron me pas më mekatarët vrasës të Astritit, por nuk po kuptoj as shikimin e prindërve mbi femijt kur të gjithë e dim se mbi fëmijt e tyre tërë jetën ata kishin atdheun dhe çlirimin e tij.

Në veqanti nuk po kuptoj edhe pse Avniun e njoh mirë kur është në pyetje ideali… Nuk me tngëllon mirë kur thuani : ,,Tash babai nuk mashtrohet me asnjë varg Pasi dashuria për Kosovën ia mbyti idealin“
Unë, krejt në fund ju përgëzoj për mundin, poezinë dhe ndjeshmërinë që ke dhe e shpreh dhimbjën në gjitha format që ndien shpirti juaj, por pa keqkuptim, mendoj se ka pas vend për një rilexim tuajin dhe të mos lejoje që dy tre a kater rreshta të jenë në gjithë këtë poezi dhimbjeje i nderuar Shefqet. E thëm në besim se me kupton dhe ju betohem se jo rrallë pa arsye jam keqkuptuar edhe unë vetë për sa e sa raste tjera politike.
Përkushtimi juaj gjithësesi ishte solidarizim dhe e bashkëndjeje dhimbjën e Avniut, Xhemilës dhe gjithë familjës Dehari.

Reagimi Shefqetit në lidhje të veqant:

Debat mbi poezinë: “PSE QAJNË PRINDËRIT?!...”

Shefqet Dibrani·facebook dhe në portalin tim 12.11.2016

https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/debat-mbi-poezin%C3%AB-pse-qajn%C3%AB-prind%C3%ABrit/10154733135127386?pnref=story

I dashur Xun, Si autor, fillimisht të falënderojë për leximin e kujdesshëm të kësaj poezie e cila doli nga dhembja, nga trishtimi i skajshëm. Nuk mund të të them se nuk jam i dërmuar edhe nga vaji, as nuk të të them se e kam thënë atë që e ndjente zemra ime në këto qaste të trishtëta. Zakonisht kur shkruaj poezi, por edhe kur bëjë kritikë letrare, përpiqem të shkarkohem nga inati dhe nuk merrem fare me personalitetin e autorit, kur është fjala për librin. Në rastin konkret nuk kam shkruar as për Avniun e Xhemilen, por kam shkruar për dy prindër që kanë lenë Zvicrën e praruar dhe janë kthyer në Kosovë. Sigurisht ata atje janë kthyer për idealet e tyre. Nuk e fshehu as tashti se sa shumë i kam lakmuar Avniut, këtë ia kam thënë kur e kam takuar në Prishtinë. Po këtë refren ua kam përseritur edhe disa miqve të tjerë të cilët kanë arritur të realizojnë ëndrrat e tyre për tu kthyer në Kosovë. Fenomeni “Dehari” ka tragjiken e vet, mbase e vetmja e këtij lloji brenda sojit tonë, pasi atij i shkuan në amshim të dy djemtë, të dy dritat e syrit, në një moshë të re dhe në rrethana të dyshimta. Por dhembja reale dhe ajo artistike i kanë dallimet dhe lejojnë edhe interpretime të ndryshme. Natyrisht është etike që dyshimet të jenë figurative, duke iu shmangemi për aq sa mundemi realitetit objektiv. Vdekja e këtij lloji i ka përmasat tragjike, andaj detyra e poetit është ta regjistrojë edhe dhembjen edhe tragjiken me mjete artistike, dhe me nota të dhembjes deri në trishtim, pasi edhe realiteti në Kosovë është i ashpër dhe mbase i trishtuar. Ata dy djem kanë shkuar në Kosovën e lirë... eh Xun Miku im, kush ka guxuar ta qojë mendjen në thellësitë e këtyre tragjedive?! Pavarësisht nga këto sqarime, ty miku im Xun Çeta, të jap të drejtë pse shpreh dyshimin nëse ua paskam parë “Lotët currjel”, prindërve të Astrit. Tani po të flas sinqerisht se i kam parë ata lot vetëm në sytë e mi, sa as shkronjat nuk i kam dalluar. Po sa ka rëndësi kjo në një varg poetik, nëse i kanë ecur apo jo lotët fluid një prindi poet, të cilit ka mundësi nga zemra e tij të pikojnë “asteroidet”. Në poezi lejohet ky figuracion kaq tragjik, sepse s’ka asnjë qëllim për ta zhvleftësuar qëndresën (gajretin) dhe stoicizmin e prindërve, para të cilit nuk përkulen vetëm kriminelet dhe harbutët. Tek vargu: ”Pasi Avniu e Xhemilja tërë shikimin e jetës i patën mbi fëmijët”, mendoj se është një interpretim mjaftë mirë i realizuar pasi prindërit tërë shikimin e jetës e kanë mbi rritën fizike të fëmijëve, mbi rriten e shkollimit, suksesit e karrierës, deri te shikimi mbi rriten - zgjerimin e familjes së fëmijës. Por vargu: “Shikim që ua verboi idealin kur mësynë Dardaninë”, ka të bëjë me atë shikimin idealist, që e shoqërojnë shprehje e nota sentimentale, deri në përfundimin tragjik. Poetin vetëm dashuria e skajshme e ka shtyrë të kthehet në Kosovë, por për fat të keq atij ai ideal iu përmbyt mizorisht dhe tragjikisht duke “ua sjellë kobin mortar për bijtë mëkatar”. Këtu mund të shtohet pyetja se çfarë mund të nënkuptojmë me “Bijtë mëkatar?!” Kjo shprehje që nuancon një interpretim metaforik ka të bëjë me momentin e caktuar i cili edhe pse me qëllime pozitive, ai çast nuk iu ka sjellë fat as prindërve dhe as fëmijëve. P.sh. për mua “çasti i lindjes”, është një mëkat më vete, pse paskemi ardhur në këtë botë kaq të ashpër?! E në rastin konkret ka bartur me vete edhe tragjikën e përfundimit të jetës. Pastaj “çasti i kthimit në Kosovë”, jo atëherë, por në rrethanat e tanishme interpretohet ose ndjehet si mëkat, si gabim, si pendim? Pastaj “çasti i angazhimit në politikë”, etj. kanë të bëjnë me një nënkuptim metaforik si fiksion i gabuar, pa dashur me akuzuar a gjykuar, por ne po flasim për procesin si lindje, zhvillim dhe përmbyllje tragjike. Pra i vetmi mëkat i tyre ishte se ata “deshën në qiellin e Kosovës për tu lartësuar”, dhe padyshim edhe Kosovën për ta përparuar. Kjo shprehje kaq idealiste, ka ironinë sepse materializon “mëkatin?!” si pjesë e trupit dhe jetës së njeriut. Natyrisht vargjet në vijim: “Kurse një dorë mëkatare mashtroi idealët e tyre / E shoi shpresën se në këtë vend do të bëhet mirë?!...“,përmbyllin tragjikisht përpjekjen e tyre “për tu lartësuar!”, në këtë vend ku shoqëria ka humbur shpresën se këtu do të bëhet mirë?! S’ka idealizëm që nuk e mposhtin tragjeditë. Cila fjalë, cili ngushëllim, cili epitet, cili lartësim do t’ia shëron tashti dhembjen poetit, përkatësisht prindërve?!... Sigurisht një ditë edhe vet ai do të shkruan për dhembjen e tij. Parandjenja e tij kur ka pas marrë udhën e kthimit për në Kosovë tashmë është ripublikuar. E ai është poet dhe është i vetëdijshëm se çdo përkushtim poetik është vetëm ngushëllim, se mbase një ditë vargjet ngushëlluese e përkushtuese shterohen, edhe njerëzit do të merren me punët e tyre, kurse poeti kaq idealist në një moment të caktuar do ta ndjenë ngushtimin e shpirtit për mungesen e kthimit të të birit, ndërsa nëna edhe më shumë se sa babai do t’i përjeton këto mungesa, prandaj mashtrimi në vargun poetik nuk e zbeh guximin as dashurinë e tyre për Kosovën e cila tashmë është përmbytur nga rasti tragjik, si fenomen fiziologji, prandaj e kam theksuar se: ”Tash babai nuk mashtrohet me asnjë varg /Pasi dashuria për Kosovën ia mbyti idealin“. Sa i përket porosisë për rilexim dhe ndonjë ritushim të mundshëm, sigurisht kjo do të ndodhë, por jo tani se telat e dhembjes edhe mua më janë skuqur, ndërsa tutem se latimi përsëri nuk do të del i përsosur. Gjithçka që bart më vete kjo poezi, ka të bëjë me solidarizimin artistik me dhembjen e prindërve të cilët nga Zvicra u kthyen në Kosovë. Avniu i takon sojit të poetëve, raca jonë krijuese nuk duhet zhdavaritur moçalishteve për t’i shërbyer në këtë plan politikës ditore e cila jo rrallë po e vranë shpresën për tu kthyer në Kosovë. Edhe më shumë se kjo se: “Atje idealet tona për suksesin do ta prekin zenitin dhe pavdekësinë u përmbyten?! Rasti tragjik, përkatësisht realiteti tashmë po i thyen iluzionet tona të trishtëta dhe mbase dëshpëruese!

Ky debat poetik është nxitur nga ju Xun Çeta, andaj nëse ka diçka pozitive merita të takon ty! Shefqet Dibrani

Komentet në facebook :

Xun Çetta :  I nderuar Shefqet, më vjen mirë kur nuk keqkuptohëm, aq më mirë ndihem kur tjetri vlerëson se unë lexoj vemendshëm siq edhe e filloni reagimin tuaj më : ,,Fillimisht të falënderojë për leximin e kujdesshëm“
Tani ju falenderoj për sqarimet e atyre 3-4 rreshtave në poezi pikërisht ashtu se e kam menduar më pikë e presë, madje edhe më thonjëzat e nevojshme. Juve nuk ju shpeton leht e keqja aq më pak e qellimshme. Më në fund jetojm në një shtet ku për 24 orë më së shumti dëgjon fjalët : ,,Danke“ dhe ,,Entschuldigung“ (Më fal si dhe atë faleminderit) e këto vlera ndernjerëzore në Kosovë mungojn mik i nderuar, sa i dëgjon këtu në Zvicër për një ditë atje nuk i dëgjon për një muaj.
Shendet dhe kështu ma shton besimin të besoj në reagime tek njerëzit të cilët më kuptojn.

Shefqet Dibrani : Faleminderit Xun Çetta, se ne bëmë vetëm një diskutim artistik, mbase mjaftë i nevojshëm për t'iu kthyer bisedës artistike!
Faleminderit!

Poezinë e plotë dhe lomentet tjera mund ti lexoni këtu:

https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/pse-qajn%C3%AB-prind%C3%ABrit/10154731560737386

Luzern 12.11.2015

Xun Çetta