Politikë
Publikuar në,Kosova Sot“E diel 24 Qershor 2012, 18:5


Ndonëse dialogun e shohin si të domosdoshëm për vendosjen e raporteve ndërshtetërore në të ardhmen, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë thonë se presidenti serb, Nikoliq, paraqet një personalitet me shumë pikëpyetje te komuniteti ndërkombëtar, sidomos te vendet e botës demokratike, kështu që realizimi i një takimi të shpejtë me presidenten Jahjaga konsiderohet se do t’i nevojitej atij vetëm për të përmirësuar imazhin para bashkësisë ndërkombëtare. Jahjaga shprehet e gatshme të takohet me këdo në interes të Kosovës.



Efektet propagandistike

Analisti politik, Belul Beqaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se problemi i këtij takimi, si edhe i dialogut të zhvilluar deri më tash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qëndron te mungesa e krijimit të ambientit adekuat tek opinioni publik për t’i pranuar takimet e tilla dhe rezultatet eventuale. “Konsideroj se derisa nuk konstituohet qeveria në Beograd dhe derisa nuk ka konsensus të brendshëm në Beograd dhe në Kosovë rreth dialogut dhe takimit, ky mund të ketë vetëm efekte propagandistike dhe në pikëpamje të përmbajtjes mund të ketë madje edhe vlerësime e pasoja kundër-efektive”, vlerëson Beqaj.

Ndërkohë, Alban Bokshi, drejtor ekzekutiv i Klubit për Politikë të Jashtme, thotë se menjëherë pas shkëndijave të para në qarqet diplomatike për një takim të mundshëm në nivel presidentësh ndërmjet dyja vendeve, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte deklaruar pro këtij takimi, gjë që, sipas tij, paraqet një gjest të ngutshëm politik nga ana e saj.

“Patëm deklarata edhe nga SHBA-ja, edhe nga BE-ja që ata së pari do ta përcjellin sjelljen e Nikoliqit si president dhe më pastaj do ta formulojnë një qëndrim ndaj tij dhe mendoj se në këtë kuadër gatishmëria e presidentes Jahjaga për t’u takuar me Nikoliqin ka qenë e ngutshme, pasi që Nikoliqi është një president i paparashikueshëm në raport me Kosovën dhe në raport me integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, thotë Bokshi.

Dialogu do ta promovonte presidentin serb

Shtrirja e dialogut teknik në dialogun politik, duke përfshirë aty edhe takimin e mundshëm ndërmjet Jahjagës dhe Nikoliqit, sipas Alban Bokshit, do ta promovonte presidentin serb si faktor paqeje e stabiliteti në rajon, pavarësisht politikave dhe qasjes së Beogradit në raport me Kosovën.

Efekti i këtij takimi do të ishte rehabilitues për Nikoliqin, pasi që ai konsiderohet i paparashikueshëm nga perëndimi dhe takimi i Jahjagës me të do ta paraqiste presidentin serb si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon...“Efekti i këtij takimi do të ishte rehabilitues për Nikoliqin, pasi që ai konsiderohet i paparashikueshëm nga perëndimi dhe takimi i Jahjagës me të do ta paraqiste presidentin serb si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon njësoj siç e pati prezantuar Marrëveshja e Dejtonit, Milosheviqin e që më vonë u dëshmua se ai nuk ka qenë kurrfarë faktori i paqes e stabilitetit”, theksoi Bokshi.

Para se dialogu Prishtinë-Beograd të shtrihet në nivelin politik, duhet që ai të përgatitet mirë, në mënyrë që efektet të mos jenë negative, thotë në anën tjetër Belul Beqaj.

Ai rikujton dialogun aktual në nivel të delegacioneve qeveritare që, sipas tij, më shumë po prodhon dilema e pikëpyetjes sesa rezultatet konkrete.

http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/ende-heret-per-takimin-jahjaganikoliq

koment:

Xuni 24.06.2012

Unë e di dhe dua të besojë se nuk jam gabim. Tomisllav Nikolici është nacionalist i arsyeshëm,por do doja të jetë edhe trim e i mençur në politikë në mënyrë që ta shpëtojë Serbinë nga më e keqja e shekullit të ri.

Mandati i Nikolicit do duhej ta shpëtojë Serbinë nga më e keqja në raport më shtetin e Kosovës pa më të voglin pretendim ndaj këtij shteti përjashtuar të drejtat i serbëve në atë shtet...Kjo është detyra dhe obligim i një nacionalisti të mirëfilltë Serb për fillim shekullin i cili do duhej që Ballkanin ta paqësoj dhe integroj në BE. .
Presidentja e Kosovës Jahjaga duhet ta ndihmoj Nikolicin vetëm në këtë drejtim dhe në asnjë mënyrë tjetër. Serbia ka nevojë për paqe dhe integrime Euro-Atlantike ashtu si edhe Kosova.

---------------------------.

Pas pak minutash Koment:


Rexhep Kastrati
E kanë Ramush Tahirin...

Xuni 24.06.2012:

Ramushin e kisha parasysh dhe kur doja ta lirojmë pak nga analizat më defekte të vogla që kishte po thuajse në vazhdimësi,sapo u postua,pa kaluar shumë kohë vërejta se vendi ka nevojë të kthehet. Fjala është parasë të jetë këshilltar i presidentes. Pra Ramushin nuk e njoh si këshilltarë sa e njoh si analist madje tepër mirë dhe për së afërm kam vlerësimet e mija për të. Aj ka edhe një defekt i cili na ka kushtuar si veprimtar,pra propagandon diçka a vepron të kundërtën e kjo paraqet rezervat tek rrethi i ndershëm në politikë edhe pse thuhet së në politikë nuk ka nderë por mashtrim.

Pra nuk është Ramushi ai i cili duhet parapri kësaj pakete këshillash dhe eventualisht ndërmjetësimeve në spektrin politik për kohën që po vjen. Jo i nderuar Kastrati,mirë e ke prek si emër por nuk ja ke qëlluar. Të shtypurit dhe deformuarit nga anësorët duhet ta kenë një ditë të lumtur të zbardhët fati dhe aftësia e tyre qoftë edhe duke i deformuar paksa anësorët ngase më këto praktika si deri tani jeta nuk po reflekton barazi e aq më pak drejtësi.