Politikë

 Armët nuk flasin vet për ushtarët më emër e as për ata që i sollën ato. Armët nuk flasin vet për ushtarët më emër e as për ata që i sollën ato.

Ju përgëzoj për shkrimin, alarm për situatën i nderuar Ibish.

Të mos reagojm në krejt çfarë ka ndodhur më listat e veteranëve dhe më perfiter të gjitha llojeve në emër të luftës, kjo do të thotë të i futemi në borxh vendit edhe nese i kemi dal borxhi atij në ditët më të vështira që nga para lufta si dhe në kohë lufte kur për asnjë moment nuk je ndalur i nderuar Tezak.

Inate e xhelozi ndaj atyre që dhanë për vendin nuk ka , njeriu duhet të jetë gjak prishur për ta urrejt tjetrin në këto permasa vetëm pse ai apo ajo në gjitha kohët ka bërë për vendin pa dallim ku dhe në cilin organizim, subjekt apo parti politike ka milituar si veprimtar apo ushtar më vonë.

Heshtja në keto raste nuk është miratim por është krim i nderuar Ibish. Unë jo vetëm se kam reaguar më kohë por kam shkuar në vendin e krimit dhe kam marr në pyetje ,,komandant“ të zonave të improvizuar për ti sistemuar sa e sa ushtar që nuk kanë ditur se po luftohët në Kosovë. E kam bërë këtë verifikim duke e pranuar edhe i quajturi komandant zone e cila nuk ka ekzistuar ngase e dija se në atë zonë nuk kishte as shtab e as zonë komanduese, këtë ma urdhëruan nga Prishtina më tha i quajturi komandant.

Ju i nderuar Ibish mes tjerash thuani : ,,Duhet t’i denoncojnë komandantët e vetë lokalë që i kanë menjanuar veteranët e vërtetë dhe në lista i kanë futur akraballëkun e vet duke filluar nga prindërit, vellezërit, motrat, kunatat e kunetërit“.

Pra ka edhe komandant të improvizuar pa ushtar o miku im, e kanë bërë këtë në prag të listave të veteranëve jo vetëm ti sistemojn akraballëkun e tyre por edhe për ta kompromentuar Luften e shënjët para popullit i cili e dinë se çfarë ndodhi në atë zonë.

Si i pa kohë që jam, edhe njëhere ju përgëzoj për shkrimin ( Alarm) dhe shfrytëzoj rastin ti postoj dy linke kur unë kam konstatuar gjendjën dhe publikuar katastrofën e cila po i bëhej luftës e cila çliroj vendin për ta sistemuar dreqin e të birin por jo luftëtarët më të dëshmuar.

Linku:

Xhemajli:Aplikacionet e FARK-ut nuk do të shqyrtohen

Publikuar nga Xun Çetta me e enjte , 28. shkurt 2013

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=235

---------------------------.

Xun Çetta facebook 27.02.2013-

Muharrem Xhemajli:Aplikacionet e FARK-ut nuk do të shqyrtohen

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=550686974951437&set=pb.100000304171597.-2207520000.1428949363.&type=3&theater

Linku më shkrimin e plotë nga Ibish Neziri:

Ibish Neziri facebook 13.04.2015 Aarau 

TË HESHTËSH DO TË THOTË TË PAJTOHESH!

https://www.facebook.com/ibish.neziri/posts/10200491922216106

Luzern 13.04.2015

Xun Çrtta