Kulturë
 Nusret Pllana falenderohet nga Londoni per librin  Një falënderim që më erdhi sot nga Biblioteka Botërore e Britanisë së Madhe në Londër, për rëndësinë shkencore të librave: "Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999" dhe "Intervenimi i NATO-s në Kosovë", një fakt më tepër që këto libra kanë "metastazuar" pothuajse në gjithë botën, të cilat e akuzojnë Serbinë fashiste për gjenocidin dyshekullor mbi shqiptarët. Kur e vërteta depërton kaq thellë, qoftë edhe me kaq vonesë për ne shqiptarët, qenka ndjenjë e veçantë gëzimi.
Urime vëllezër e motra kudo që jeni!

Komenti im mes shumë komenteve tjera në këtë link

Xun Çetta : Po ta dinim publikisht dhe në mënyerë masive se sa të pakt janë në numër njerëz të perkushtuar që bëjn për vendin dhe sa shumë janë ata të cilët ditë e natë, në borë e në shi, në verë e dimer, dje në komunizëm e tani në demokraci, për më keq gjithëherë në pushtet dhe nga po ato baza pushtetesh vazhdojn ta kalbëzojn vendin tonë, kombin dhe qenjen tonë si Shqiptar !!! Ndonse një këndellje e tillë masive do të ndryshonte diçka, o do na qonte në një vetvrasje kolektive nga befasia e cila qmend njerzit o do ta ndryshonte mentalittin e ndeshkimit të krimit mbi këtë vend dhe mbi kombin tonë. Do doja të ndodh e dyta.
Ju përgëzoj i nderuar miku im Nusret Pllana.

Linku:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10205368989561860&set=a.1230638243736.2033603.1162512053&type=1&theater

 Luzern 13.05.2015

Xun Çetta

Komentet nga facebook:


Bujar Kelmendi: I nderuari Xun Çetta,njëherë në100 vite lind nëna një Nusret Pllana.

Xun Çetta : As vet Nusreti si modest që është, nuk ndihet bash mirë ta ngrisesh në këto forma po siq ka bërë politika për liderët e tyre. Nusreti pa dyshim është i madhe më veprimet dhe punën e madhe që ka bërë. Ke të drejt Bujar, por pershkrimi është si i pa ndryshuar nga politika për politikaj e lider të tyre. Nusreti më veprat e tij është më i madh se ata.

Bujar Kelmendi: Nuk krahasohet Nusret Pllana më politikanet qe kanë bërë shtetin e vet sikur më pas lënë baba me tapi atyre,Nusret Pllana njeher në 100 vjet lind shqiptaria

Xun Çetta: Bujar mik i nderuar dhe respektuar, sapo e kishm mbyllur këtë temë, mendoj me mirëkuptim edhe pse me pak nuanca ndryshe nga mendimi dhe pajtimi ynë, ja tani sapo e lexoj fjalën e z. Idriz Zeqiraj mbajtur në Akademin përkujtimore kushtuar të pavdekshmëve Sali Çekaj dhe Agim Ramadanit.ku nder tjera më modesti të theksuar thotë :

Ne, bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, shokët dhe miqtë e Sali Çekaj, kurrë nuk do të lejojmë as denigrimin dhe as përlavdërimin e tepëruar të heroit Sali Çekaj. Sepse, edhe njëra, edhe tjetra, do të dëmtonin dhe zhvlerësonin figurën reale të intelektualit, atdhetarit, luftëtarit faktik, deri në përmasën e Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

E themi publikisht e botërisht, sepse ata që dje lëshonin fletë-arrestin e parë për ushtarakun Sali Çekaj, që nënkupton likuidimin fizik të tij, sot i quajnë mërcënarë oficerët dhe ushtarët e tij, duke i përjashtuar nga lista e veteranëve dhe luftëtarëve të mirëfilltë për liri.

 

Komenti i Nusretit në linkun dhe profilin e tij:

Nusret Pllana : Flm shumë miku im Xun Çetta, Ty dhe gjithë miqve të mi për Urimet Tuaja, sepse këto libra janë tonat, janë vepra shqiptare mbi të gjitha, të shkruara me gjakun e më shumë se gjysëm milioni shqiptarëve të vrarë nga barbaria serbe, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Prandaj, jo rrallë herë e them se, çdo drejtësi e vonuar është padrejtësi.