Lajmet aktuale

   ( Lexo e mos u manipulo nese duam ndryshim nga politika e ndjekjeve njeritjetrit për votë e jo për Kosovën )

Ne mund të prezantojm çfarëdo politikave zhvillimore para elektoratit dhe fushatave zgjedhore, por në rrethanat aktuale në të cilat është Kosova, të gjitha premtimet para elektoratit jan betejë për ta bindur votuesin e asgjë më shumë, ka perjashtime por ende ka kohë të shohim e dëgjojm.

Kosovës pas zgjedhjeve kurdo që mbahën ato i duhët ta zbatoj mesin e kombinuar të dy politikave kaq shumë të propaganduar për zhvillim, si ka filluar e bazhdon nuk ka politikë stabile për zhvillim ngase Kosovën gati e kanë qitur në ankand nderkombëtar pa tatim.

As nuk do mund të na kthen LVV në gjysëm socializëm e as LDK të na avansoj në kapitalizëm. Kosova është goditur rëndë nga i quajturi kapitalizëm pikërisht nga jo pak ish komunist  dhe të bijt e tyre.

Të gjitha vendet të cilat dualën nga kampi i komunizmit janë fundosur në një kapitalizëm të eger ku nuk u kursy prona private, publike e as shtetërore, Kosova është zhytur keq në këtë pus dhe nuk është leht të nxirret nga situata aq më pak nga premtimet kozmetike të pershtarur shijës së votuesve tyre.

 

Kapitalistet e krimit ekonomik në Kosovë dhe të sistemuarit në atë lloj kapitalizmi, do duan të besojn në premtimet se ekonomia e Kosovës nuk lejon të kthehët në gjysëm socializëm, kështu dëgjova në këtë parafushatë e cila sa dukët po fillon.

Pajtohëm me mos kthimin e Kosovës në gjysëm socializëm ngase në socializëm të plotë pastaj do të rrëshqiste vet, por edhe nuk lejohët të pajtohemi më kapitalistët e krimit ekonomik në Kosovë, kapitalizëm i eger më projektin e ish komunistëve të cilët po braktisnin kampin e tyre dhe o burra, kapni çfarë mundëni, dini dhe të shkojm drejt proceseve të cilat nuk po mund ti ndalim.

Nuk e dua Kosovën e ndar në dy taborre politike dhe më kaq ekstrem ta vazhdojn krimin ekonomiko- politik dhe të thuhët kaq leht e pa frikë, se sa herë qe dilet në zgjedhje pos neve që jemi tjerë nuk do të vijn !!! Mjerisht apo fatmirësisht këtë realitet e kam thën e kritikuar sa vite më parë por jo të merret sot si lëndë e parë, madje të thuhet më kënaqsi,, prap ne siq jemi tjerë jasht nesh nuk ka” !!!

Suedia nuk ka e as zbaton politika ekonomike të sicializmit por ka një kombinim më doza të mira ku majtizmi jo ekstrem funksionon mrekullueshëm më politikat e djathtizmit, madje tashmë është demode dhe gati monoton të flitet për majtizmin dhe djathtizmin atje.

Amerika ku sundon ligji, e ka leht më politikat e kapitalizmit ngase në vend të kontrollit të majtizmit, atë e kontrollon dhe ndeshkon ligji i cili zbatohët.

Zvicra dhe politikat e sajë ekonomiko-sociale e kanë lehtë të funksionojn ngase tash sa kohë nuk ka pozitë-opozitë por ka zbatim të ligjit dhe qeverisje të vlerave të cilat avansohën dhe asgjë nuk lëjojn të jetë e perhershme pos ligjit dhe zbatimit tij e jo individ të perhershëm siq u degjua të thuhët në një emision të RTK-së.

Të perjashtuarit, të izoluarit dhe të plandosurit e këtyre politikave tash sa vite në Kosovë të cilët nuk jan pak, e dijn mirë çfarë i duhët vendit, heret a vonë kjo kthesë shumë shpejt do të ndodh, por është e rëndë, shumë e rëndë kur popullin në hall për bukë në një anë dikush e mashtron si dhe të pasuruarit e krimit, haram deri në fyt, thot populli, po ashtu ana tjetër politike si mbrojtëse e tyre gjithëashti i mashtron, por Kosova drejtësinë mbi të gjitha e don.

Krejt në fund se më paska shkuar gjatë në ketë mengje, Kosova dhe politika e sajë ekonomiko-sociale kaq më ekstreme as nuk mund të jetë Suedi, as Rusi, aq më pak Amerikë, Zvicër jo se jo, tek ne viktima të kaq krimeve në Kosovë ka projekt tjetër dhe të zbatueshëm çfarë i duhët Kosovës në këto rrethana.

 

Konkurenca jo per plane zhvillimore dhe sundim të ligjit por për tu duk më i besueshëm se tjetri para elektoratit, mjerisht sa dukët po fillon, mjer ata të cilët më vetëdije politike po mashtrojn vetëm si elektorati tu beson.

Luzern 16.12.2020

Xun Çetta