Kulturë As turizëm të lirë e për qejf nuk mund të bejm pa hijen e perqarjës së kombit dhe popullit tonë, hije e egër kjo e cila na ndjek kado që shkojm. Po si mund të shkoj turist në cilindo vend të botës dhe mos kem guxim të fotografohem para monomenteve dhe objekteve tjera historike apo të rendomta të atij vendi, vetëm e vetëm që të mos më shohin rojet, kujdestarët e së keqës së kombit dhe vendit tonë ?.

Pse kjo roje, kjo marimangë e pluhërosur, nuk lën popullin, kombon tonë të lirë e të qetë si gjithë popujt dhe kombet tjera në botë ?. Po këta lojtar, kjo kombëtare e cila nuk po lihet e qetë nga perqarës të vendit tonë, neser do ta ketë një foto tjetër para Papës në Vatikan, apo para ndonjë kishe a katedralje si kjo e mrekullueshme tani në Prishtinë, madje ndonjëri prej tyre aty, do ta ngris gotën, e çfarë do të thotë roja e kobshme e kombit, e vendit tonë ?.

Gjitha këto forma e propaganda, tashmë të vjetra, të tejlana dhe pa kohë per plotë helm, nuk jan asgjë tjetër veçse një e keqe çfarë mund ta dëshproj, por jo ta rëndoj aq shumë perspektivën e vendit tonë në baza fetare.

Për situatën dhe rrethanat çfarë ka krijuar kujdestaria, maromangë e së keqes sonë kombëare, ndoshta nuk do duhëj bërë e aq më pak publikuar foto të cilat më pa durim i pret roja e së keqës së vendit tonë. Kjo do të thot se akoma nuk ka liri të plotë fetare, nacionale, racore madje as njerëzore.

Prishtinë 28.03.2015

Xun Çetta