Politikë OLV ne mbrojtje te F. Klosit   Nuk mund të shprehu reagim kundërshtues në reagimin e OVL-s  së UÇK-së kur thonë se : Vetëm klika Titiste nuk e njohin kontributin e Klosit, por:

Ta lexosh tekstin e reagimit tyre, nuk ke si ta kundershtosh materjën bazë të këtij reagimi në lexim të parë, por edhe ata duhet ta dinë dhe të pajtohën më faktin se pas dasmës bëhet analiza dhe llogaria për të parë se kush çfarë la e kush çfarë mori nga darsma, kush më kënd i ndërruan këpucët dhe kush kënd e la zbadhur, pra i vjedhi këpucët.

Pas dasmës dalin se kujt çfarë i mungoj e kujt çfarë ju shtua, kush më sa lugë, pijata, gota e filgjana ndihmoj dasmën dhe sa i mbeten pas dasme, kush sa nderoj dhe kush sa e prishi darsmën. Kërkoj falje pse po dal sikur e ula nivelin e luftës së çlirimit të vendit tonë në nivel të një dasme klasike të popullit tonë, por më këtë dua që kështu të më kuptojn më leht autorët e këtij reagimi të cilin tekstualisht e kishin perpiluar në nivel por paksa paushall dhe pa llogari të pas luftës (pra pas darsmës).

 Tani, duhet të na kuptojn ata, se kurora e luftës së çlirimit të vendit (pra e qiftit përkthyer në darsëm ) mbrohët si kuror, vetëm duke zbardhur realitetet dhe mos i hyer kujt në hak…Ta shoh gotën, lugën apo filgjanin tim të cilat i dhash për ( darsmën) pra luftën, se si tani më servirën si të tjetrit !!! Kjo është e rënd, është e pa kaperdieshme. Ti shoh këpucat e mia të fuftës (shembull i marr) se si fluturojn në eksponata tjetërsimi !!! edhe kjo është e pa tolerueshme zotërinj. Lufta dhe çlirimi i vendit si kurorë, mbrohën vetëm duke i sjellur gjërat aty ke e kanë vendin.

Ja linku i postuar me | 28.04.2015

OVL e UÇK-së: Vetëm klika titiste nuk e njohin kontributin e Klosit

http://botasot.info/lajme/398768/ovl-e-uck-se-vetem-klika-titiste-nuk-e-njohin-kontributin-e-klosit/

Luzern 28.04.2015

Xun Çetta